Një grup i studentëve të programit të studimit Gazetari-Komunikim të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” morën pjesë të enjten, më 25 nëntor 2021, në Forumin VII vjetor të Zhvillimit të Medias, që u organizua nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Prezenca në Shqipëri në hotelin “Rogner” – Tiranë.
Në kuadër të programit të Forumit është shfaqur një film i shkurtër mbi legjendën e Rozafës, i realizuar nga studentët e Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Shkodrës në bashkëpunim me studentët e Gazetarisë së Universitetit të Novi Sadit (Serbi), si pjesë e projektit “Building Bridges”, i cili mbështetet nga OSBE.
Projekti “Building Bridges” ka filluar në muajin shtator, ku katër studentë të gazetarisë dhe komunikimit nga USH “Luigj Gurakuqi” dhe katër studentë nga Universiteti i Novi Sadit kanë ndjekur online trajnimet “Visual Story-Telling” dhe “Mobile Journalism”, të udhëhequr nga gazetarë dhe trajnerë të njohur.
Duke qenë se një grup i studentëve të programit të studimit Gazetari-Komunikim , në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" janë pjesë e projektit "Building Bridges", i cili mbështetet nga OSBE, në forum morën pjesë katër studentë që janë të angazhuar në projekt si edhe pedagog mentor, Ismet Kallaba. Në Forum u shfaq edhe një video material i përgatitur nga studentët tanë dhe ata të Universitetit të Novi Sadit në kuadër të këtij projekti
Fotogaleri:
STUDENTËT E GAZETARISË DHE KOMUNIKIMIT MORËN PJESË NË FORUMIN VII VJETOR TË ZHVILLIMIT TË MEDIAS