Të pranishëm në aktivitet ishin Rektorja e Universitetit te Shkodrës “Luigj Gurakuqi“ Prof.Dr. Suzana Golemi, Presidenti i Federatës së Shoqatave Sportive z. Besnik Veliu, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit prof. As.Dr. Fatmir Vadohej si dhe pedagogë e studentë.
Sipas programit të ditës së dytë, pas dy ndeshjeve gjysmë finale të volejbollit dhe basketbollit u realizua një ndeshje miqësore ndërmjet pedagogëve të Universitetit në volejboll.
Të pranishëm në aktivitet gjithashtu ishte edhe grupi i valleve të shoqëruar nga pedagogu Aldo Nika. Ata performuan për të përshëndetur zhvillimin e këtij aktiviteti.
Ndeshjet finale u zhvilluan në një atmosferë të hareshme sportive. Në volejboll femra në finale u ndeshën ekipet e Fakuktetit te Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit. Fitues u shpall fitues ekipi përfaqësues i FSHE-së.
Në basketboll meshkuj u ndeshën ekipet e Fakuktetit te Shkencave te Natyrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit. Fitues u shpall fitues ekipi përfaqësues i FSHE-së.
Në minifutboll meshkuj u ndeshën ekipet e Fakuktetit te Shkencave te Natyrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit .Fitues u shpall ekipi përfaqësues i FSHN-së.
Rezultatet e takimeve ishin këto
Rezultatet e gjysëm finale dhe finale
Volejboll Femra
Gjysmëfinale Finale
FGJH 6-25 FSHN FSHE 25- 13 FSHN
FSHE 25- 13 FE
Basketboll Meshkuj
Gjysmëfinale Finale
FGJH 25-32 FSHN FSHN 26- 29 FSHE
FSHE 25- 18 FE
Minifutboll Meshkuj
Gjysmëfinale Finale
FE 3-6 FSHN FSHE 1-2 FSHN
FSHE 5- 4 FGJH
Finalizimi i aktivitetit u përshëndet nga Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi, e cila i falenderoi studentët pjesëmarrës si dhe organizatorët e aktivitetit sportiv për organizimin shumë të mirë. Ajo i ftoi studentët që të vazhdojnë e të gjallërojnë jetën e tyre universitare në tërësi dhe atë sportive gjithashtu.
Në përfundim të aktivitetit për studentët që u shpallën si lojtarët më të mirë të disiplinave si dhe ekipet fituese u shpërndanë çertifikata.
Ekipeve të cilët u shpallën fitues të vendeve të para, iu dorëzuan kupat përkatësisht nga Rektorja e Universitetit Prof. Dr. Suzana Golemi, nga Presidenti Federatës së Shoqatave Sportive z. Besnik Veliu si dhe nga Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit Prof. As. Dr.Fatmir Vadohej.
Gjithashtu Presidenti i Federatës së Shoqatave Sportive z. Besnik Veliu i dorëzoi një çertifikatë mirënjohjeje Shoqatës Sportive Studentore “Luigj Gurakuqi” si model i përfaqësimit në Kampionatet Universitare si dhe në organizimin e aktiviteteve sportive pranë këtij Universiteti.