Shoqata Sportive e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi“ hapi sot, me datë 25 nëntor në mjediset e palestrës së Universitetit tonë aktivitetin sportiv në kuadër të festave të Nëntorit.
Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës ekipet sportive të fakulteteve të USH-së në tre disiplina: volejboll femra, basketboll meshkuj dhe minifutboll meshkuj.
E pranishme në takim ishte zv/Rektorja e Universitetit të Shkodrës Prof.As.Dr.Paulina Guli, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit Prof.As.Dr. Fatmir Vadahi, përfaqësues të shoqatës sportive të Universitetit të Shkodrës, të stafit akademik si dhe studentë, pjesëmarrës të ekipeve sportive dhe të tjerë.
Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i shoqatës sportive Dr. Fatjon Nurja.
Aktiviteti u përshëndet nga Zv/Rektorja e Universitetit Prof.As.Dr. Paulina Guli e cila falenderoi studentët për pjesëmarrjen dhe i uroi ata të rrisin pasionin për studimin, sportin si në mundësinë e përfaqësimit të studentëve të Universitetit tonë në aktivitetet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu Prof.As.Dr. Paulina Guli falenderoi organizatorët për inisiativën e një aktiviteti të tillë masiv dhe gjithëpërfshirës të stafit akademik ashtu edhe të studentëve të USH-së .
Në emër të dekanëve përshëndeti dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit Prof.As.Dr. Fatmir Vadohej. Përfqësuesit e ekipeve u ftuan për hedhjen e shortit të ndeshjeve për ditën e parë si dhe për ditën e dytë të aktivitetit.
Në ditën e sotme u zhvilluan ndeshjet në disiplinat:
Basketboll Meshkuj
FD 17- 27 FGJH
FSHN 36- 21 FSHSH
FE 10- 21 FSHE
Minifutboll Meshkuj
FD 0-3 FGJH
FSHN 6- 2 FSHSH
FE 0- 7 FSHE
Volejboll Femra
FD 20- 26 FGJH
FSHN 25- 17 FSHSH
FE 9- 25 FSHE
Aktiviteti do të vijojë edhe nesër me takimet gjysëm finale dhe finale për të gjitha disiplinat.