Pedagogët Dr. Ylvije Kraja, Prof. As. Dr. Ardita Boriçi, Prof. as.dr. Albana Boriçi dhe prof. Vjollca Mucaj së bashku me studentët morën iniciativën për të sjellë diçka ndryshe nga praktika e përditshme që zhvillohet në zyra, pranë bizneseve.
Sot me dt 28.05.2021 ndryshe nga një ditë e zakonshme, praktika profesioanale për studentët e Masterit Shkencor, të departamentit Administrim Biznesi u zhvilluar në ambjetet e baxhës “ARTIZAN” në fshatin Mjedë të Shkodrës.
Kësaj jave vendosen që të lëvizin disa kilometra larg qytetit, për të ndjekur nga afër ecurinë e biznesit të një nga studentët e Masterit Shkencor, që menaxhohet nga z. Fatlum dhe znj. Erisa Brahimi, studente. Ato, na mirepritenn në ambjentet e biznesit, madje na sqaruan në detaj, proçesin e punës.
Kjo vizitë në ambientet e këtij biznesi ishte shumë e vlefshme për ne sepse kuptuam si menaxhohet ky biznes, nga ana tjetër kuptuam më shumë rreth proçesit të prodhimit të disa produkteve të cilët i konsumojmë në përditshmërinë tonë. Një ambient pune shumë I pastër, një proces bashkëkohor i prodhimit të produktit. Vlen të theksohet këtu dhe mikpritja e veçantë nga stafi “ARTIZAN”.
Në përfundim të kësaj dite kaq të bukur të gjithë si grup ndaluam për të konsumuar drektën pranë një restoranti, duke vazhduar disktumet e zjarrta në lidhje me ecurine, menaxhimin, e cilësinë e shërbimit si dhe duke shijuar gatimin dhe freskinë, ajrin e pastër dhe natyrën që ofron zonë për t’iu kthyer sërish rutinës së përditshme.
Ndërsa me dt 04.06.2021 ishte një eksperiencë tjetër shumë e bukur dhe ndjekja nga afër e një nga bizneset e suksesshme në Shqipëri dhe përtej kufirit, edhe në rajon.
Vizita e rradhës ishte biznesi në Veri të Shqipërisë “MARE ADRIATIK! Ky biznes na zgjoi kureshtjen e pedagogëve dhe të studentëve për të ndjekur nga afur së si mund të jesh i suksesshëm. “MARE ADRIATIK” mbulon pothuajse gjithë pjesën e Ballkanit përsa I përket tregut të Açuges, por jo vetëm. Edhe kësaj here kaluam momente shumë të bukura dhe të vlefshme. Për këtë falenderojmë përfaqësuesit e biznesit që na kushtuan nga koha e tyre dhe që na transmetuan histori suksesi