Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof.dr.Suzana Golemi, më datë 21 qershor 2020, priti në një vizitë zyrtare rektorin e Universitetit Europian të Tiranës, prof.dr.Tonin Gjuraj, i cili ishte i shoqëruar nga zv/rektorja, prof.dr. Drita Kruja, prof.dr. Xhezair Zaganjori, dekan i Fakultetit Juridik, si dhe Ines Trashani nga Zyra e Marrëdhënieve me jashtë. Gjithashtu, e pranishme në takim, ishte edhe zv/rektorja e Universitetit të Shkodrës, prof.as.dr Paulina Guli.
Prof.dr. Suzana Golemi, u uroi mirëseardhjen delegacionit nga Universiteti Europian i Tiranës dhe u shprehu gatishmërinë për të konkretizuar bashkëpunimin dhe për ta zgjeruar atë në të ardhmen.
Prof. dr. Tonin Gjuraj, mes të tjerash, falënderoi rektoren prof.dr. Suzana Golemi, për vijimësinë e bashkëpunimeve me Universitetin e Shkodrës, i cili ka datuar më herët në kohë në kuadër të programeve Erasmus + si dhe në shkëmbimin e stafit akademik mes dy institucioneve.
Në përmbyllje të takimit, prof.dr. Suzana Golemi, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit Europian të Tiranës në kuadër të mbështetjes institucionale për mbrojtjen e doktoraturave dhe titujve akademikë, si dhe në projektet e përbashkëta rajonale dhe ndërkombëtare.