Qëllimi i projektit
Përmirësimi i aksesibilitetit, krijimit të kushteve përfshirëse në edukim dhe zhvillimit të mundësive të punësimit për studentët me aftësi ndryshe dhe vështirësi në të nxënë në Ballkanin Perëndimor.
Kohëzgjatja – 3 vite
Objektivat specifike
- Krijimi dhe përmirësimi i strukturave institucionale dhe protokolleve për të lehtësuar aksesibilitetin në IAL dhe të rritë konsolidimin e integrimit social dhe kulturën e aksesibilitetit mes universiteteve partnere.
- Rritja e kapaciteteve të stafeve menaxheriale dhe administrative të universiteteve partnere që merren me praktikat e edukimit gjithëpërfshirës
- Pajisja e Grupeve Mbështetëse për aftësinë e kufizuar me teknologji mbështetëse e lehtësuese.
- Rritja e marrëdhëniet bashkëpunuese jashtë universiteteve për të përmirësuar aksesin në edukimin e lartë dhe punësimin e studentëve me aftësi ndryshe.
- Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe e studentëve për të kuptuar rëndësinë e edukimit gjithëperfshirës jo vetëm në Institucionet e Arsimit të Lartë, por edhe në shoqëri.
Partneret në projekt:
Universiteti “POLIS”- koordinatori për Ballkanin
Partnerët evropianë
- Universiteti i Athinës ( Greqi)
- Universiteti Masaryk ( Çeki)
- Universiteti Limerick ( Irlandë)
Partnerët ballkanas
- Universiteti i Durrësit
- Universiteti i Tiranës
- Universiteti i Shkodrës
- Univesiteti “Zonja e Këshillit të Mirë”
- Universiteti “Epoka”
- Universiteti i Prishtinës
- Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit, Mitrovicë (KS)
- Universiteti “Donja Gorica” (Mali i Zi)
- Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e personave me paaftësi
- Shoqata e paraplegjikëve dhe e fëmijëve të paralizuar (KS)
- Shoqata rinore me paaftësi (Mal i Zi)
Aktivitetet
12-18 maj - vizitë virtuale në universitetin e Athinës, Greqi
24-28 maj - vizitë virtuale në universitetin Limerick, Çeki
14-17 qershor - vizitë virtuale në universitetin e Masarik, Irlandë
Në këto aktivitete universiteti ynë përfaqësohet nga një grup pune, me pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i cili do të mbështetë implementimin e tij në të ardhmen.