Nё datёn, 29 maj 2021 u organizua mbledhja e Asamblesё sё Pёrgjithshme tё Konferencёs sё Rektorёve (AARC) si dhe mbledhja e Komitetit Shkencor tё kёtij rrjeti. Eventi u organizua online dhe nga Universiteti i Shkodrёs “Luigj Gurakuqi” morёn pjesё Rektorja e Univesitetit tё Shkodrёs Prof. Dr. Suzana Golemi si dhe specialiste e kёrkimit shkencor Dr. Aurora Dibra.
Mbledhja e Asamblese sё Pёrgjithshme pёrvijoi boshtin kryesor tё aktivitetit tё rrjetit (AARC) -Alps-Adriatic Area, njё rrjet prej 40 universitetesh europiane, pёrfshirё edhe ato tё Ballkanit Perёndimor, rritjen e bashkёpunimit ndёrmjet vendeve tё kёtij rajoni, por edhe kёrkimin e strategjive tё reja pёr bashkёpunimin e Universiteteve si qendra pararojё nё zhvillimin ekonomik tё shoqёrisё. Gjatё takimit u realizuan dhe u votuan disa amendime nё Statutin e Rrjetit AARC si dhe u prezantuan arritjet e aktiviteteve e projekteve nё vitin e fundit. Theksi u vendos mbi atё qё ёshtё edhe vizioni kryesor i aktivitetet tё rrjetit transformini i Europёs nё njё qendёr tё edukimit dhe tё trajnimit pёr njohuritё, kёrkimin shkencor dhe inovacionin. Kjo nё shёrbim tё rritjes sё pёrgjegjshmёrisё shoqёrore tё qytetarёve europianё, rritjes sё bashkёpunimit ndёrdisiplinor dhe sigurimit tё mbёshtetjeve tё pёrbashkёta pёr zgjidhjen e problemeve si dhe kontributit pёr t’u pёrballur me sfidat e sotme tё kёrkimit dhe tё inovacionit nё Europё. Transformimi i Rajoneve, konvergimi i Universiteteve por edhe nxitja e individёve nё drejtim tё rritjes se mundёsive pёr sipёrmarrje dhe inovacion janё shtyllat kryesore tё veprimtarisё sё Rrjetit AARC pёr tё fituar Rajone tё qёndrueshme dhe Smart nё Evropё.
Rritja e mundёsive pёr bashkёpunim, hartimi i projekteve tё pёrbashkёta si dhe pёrfshirja e institucionit tonё nё aktivitetet e Rrjetit Alps – Adriatic area u diskutuan edhe nё mbledhjen e Komitetit Shkencor. Pjesёmarrёit hodhёn idenё e ngritjes sё grupeve tё punёs pёr tё hartuar edhe programe tё pёrbashkёta nё drejtime tё ndryshme tё nivelit master ndёrmjet dy apo me shumё universiteve partnere europiane. Nё kёtё grup pune u pёrfshi edhe Universiteti ynё, ndёrkohё qё me votat unanime tё Komitetit Shkencor dhe tё Asamblesё sё Pёrgjithshme Rektorja e Univesitetit tё Shkodrёs “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Suzana Golemi u zgjodh Presidente e Asamblesё sё AARC. Kjo mundёsi ёshtё jo vetёm njё vlerё pёr gjithё aktivitetin kёrkimor-shkencor dhe jetёn shoqёrore tё institucionit tonё, por edhe njё mundёsi e mirё pёr tё zgjeruar rrjetin e AARC me praninё e Univesiteteve tё tjera shqiptare. Universiteti i Shkodrёs “Luigj Gurakuqi” do tё jetё gjithashtu vendi organizator e mikpritёs i takimit tё rradhёs sё Asamblesё sё Pёrgjitshme e Komitetit Shkencor tё kёtij rrjeti.