Në ambientet e departamentit të Infermierisë së Fakultetit të Shkencave të Natyrës, më 14-15 shtator 2018, në kuadrin e Marrëveshjes që “Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës’’ ka me Universitetin e Shkodrës, u organizua një trajnim, me qëllim inkurajimin e shkëmbimeve në fushat psikosociale dhe mjekësore teknike. Në këtë trajnim, studentët e programit të studimit të Infermierisë së Përgjithshme, përfunduan me sukses kursin e ndihmës së parë, i cili përbëhej nga pjesa teorike dhe ajo praktike. Në fund të kursit çdo student u pajis me certifikatë.
Trajnimi u realizua nga z. Florian Matuschowitz, nga Malteser Hilfsdienst Gjermani.