Në kuadrin e Projektit Teavet " Developing Teacher Competences for a Comprehensive VET System in Albania" të mbështetur financiarisht nga Erasmus + financuar nga Bashkimi Evropian, është organizuar aktiviteti final i këtij projekti, Konferenca Finale e TEAVET " Developing Teacher Competences for a Comprehensive VET System in Albania". Kjo konferencë është organizuar dhe realizuar nga Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali" në mjediset e këtij universiteti, si edhe Kolegjit Universitar "Pavarësia" në datat 10 - 11 nëntor 2020, në Vlorë, Shqipëri.
On-site dhe online konferenca u konceptua nga organizatorët kurorëzimi i punës së përkushtuar të stafeve të projekteve leader dhe partnere. Gjatë zhvillimit të saj u vu në vëmendje përkujdesja maksimale për të respektuar të gjitha masat Anti -Covid 19.
Pikërisht teknologjia dhe zbatimi i saj mundësuan prezantimin vizual të një numri të madh të punimeve dhe referimeve shkencore, përveçse referimeve direkte në sallat e konferencës. U prezantuan mbi 100 referime shkencore si postera dhe prezantime.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të të gjitha universiteteve pjesëmarrëse të Konsorciumit, jo vetëm si pjesëmarrës në eventin final të projektit ku shpalosen rezultatet dhe arritjet e tij, por edhe për të ngritur e forcuar më tej bashkëpunimin e ekipeve të projektit me të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të jashtëm si trajnuesit e mësuesve, drejtuesit e shkollave dhe mësuesit.
Nga universiteti ynë pati një pjesëmarrje tepër të kënaqshme me një numër të madh prezantimesh, mbi 20 të tilla në të tri format e saj gjë që tregon për suksesin dhe impaktin e projektit TEAVET në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakauqi”. E gjithë veprimtaria e projektit u prezantua përmes një posteri të hartuar nga ana e stafit të projektit dhe u konsiderua si një partneritet i suksesshëm duke dhënë shpresa të fuqishme për vazhdimësinë.