Në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, më 20 nëntor 2020, u hap Laboratori Informatik i financuar me fonde të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit T@sk.
Projekti me titull “Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në punën sociale” (T@sk: Towards increased Awareness, Responsibility and shared Quality in Social Work) është një projekt trevjeçar kërkimi dhe trajnimi i cili financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus + (Capacity Building in the Field of Higher Education).
T@sk synon përforcimin dhe modernizimin e Sistemit Shqiptar të Shërbimeve Sociale nëpërmjet fuqizimit të Sistemit Shqiptar të Arsimit të Lartë në Punën sociale dhe lidhjen e tij me mjedisin e punës.
Laboratori Informatik vihet në funksion të rritjes së cilësisë dhe modernizimit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, jo vetëm për studentët e programit të Punës sociale, por do t’u shërbejë të gjithë studentëve të Fakultetit të Shkencave të Edukimit