Në kuadër të zhvillimit të seminareve të programuara në lëndën “Praktikum” në programin e studimit Bachelor në "Punë Sociale"dhe gjithashtu Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve (20 nëntor), u organizua Webinari në platformën Zoom me temë “Shërbimi i kujdestarisë për fëmijët pa kujdes prindëror”. Pjesëmarrës ishin studentë të vitit III të Punës Sociale. Ky seminar u moderua nga pedagoget Brilanda Lumanaj dhe Bujanë Topalli.
E ftuar në panelin e diskutimit ishte punonjësja sociale znj. Megi Xhumari, përfaqësuese e shoqatës Bethany.
Prej disa vitesh organizata Bethany në mbështetjen e Save the Children po zbaton projektin “Kujdestaria e fëmijëve pa kujdes prindëror”. Prej vitit 2016, ky projekt zbatohet në Bashkinë Shkodër, dhe ka në fokus rritjen e informimit dhe gjithashtu të kapaciteteve të profesionistëve të fushës sociale në lidhje me këtë shërbim alternativ.
Interesi i studentëve në lidhje me këtë temë ishte mjaft i lartë, duke qenë se është një shërbim, i cili njihet shumë pak në vendin tonë dhe si i tillë paraqet sfida të shumta.