Ditën e premte, më datë 30.10.2020, rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof.dr. Suzana Golemi, rinënshkroi marrëveshjen institucionale me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë.
Të pranishëm në takim ishin rektorja, prof.dr.Suzana Golemi, zëvendësrektorja Paulina Guli, z. Bardhok Pulaj, drejtor i Drejtorisë Parauniversitare të Lezhës, si dhe z. Kadri Ymeraj, përgjegjës pranë sektorit të Kurrikulës.
Kjo marrëveshje ka si qëllim krijimin e mundësive të studentëve në konsultimin e materialeve me qëllim kërkimin studimor dhe në praktikën profesionale duke respektuar rregulloret përkatëse.
Drejtoria rajonale parauniversitare Lezhë, do të jetë në shërbim të studentëve për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve “Luigj Gurakuqi” pranë institucioneve shkollore, në koordinim me zyrat vendore të arsimit parauniversitar të varësisë së DRAP-it Lezhë.