Më datë 30.10.2019, pranë departamentit të Infermierisë së Përgjithshme, u organizua një seancë dhurimi vullnetar gjaku, në ndihmë të pacientëve që vuajnë nga Talasemia. Seanca u realizua si bashkëpunim mes departamentit të Infermierisë së Përgjithshme dhe Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Shkodër me mbështetjen edhe të Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Në këtë seancë morën pjesë 100 dhurues dhe vullnetarë duke siguruar 70 njësi gjak.
Falënderojmë të gjithë personat që dhuruan gjak, si dhe ata që ofruan mbështetjen e tyre në këtë seancë të dhurimit të gjakut.