Në sallën e senatit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” më datë 29.07.2019, Zyra e Sigurimit të Cilësisë, mbajti dëgjesën publike për prezantimin e Raportit të Sigurimit të Cilësisë, që do të paraqitet në ASCAL gjatë muajit shtator 2019, në kuadrin e akreditimit të dytë institucional të Universitetit të Shkodrës.
Në këtë dëgjesë ishin të pranishëm, dekanë, drejtorë departamenti, staf akademik, si dhe përfaqësues të rektoratit. Raporti dhe puna e Komisionit të Akreditimit Institucional, u vlerësua pozitivisht nga pjesëmarrësit dhe gjithashtu pati debate e sugjerime konstruktive, të cilat u diskutuan më pas nga komisioni.