Më datë 20.06.2019 nga studentët e vitit III Bachelor të Fakultetit të Drejtësisë, në ambientet e Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u improvizua zhvillimi i një seance gjyqësore, në përfundim të kursit 9- mujor në lëndën e Drejtë Proceduriale Civile.
Në këtë seancë gjyqësore, e cila është marrë si rast konkret nga praktika e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, është synuar të evidentohet përvetësimi i dijeve nga studentët, duke u shoqëruar me veprimet konkrete që duhen të realizohen nga ana e këtyre të fundit, si në një seancë gjyqësore të vërtetë.