Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, më datë 19.06.2019, ora 11:00 pranë sallës së konferencave të Bibliotekës Universitare ka organizuar një sesion të hapur me temë “Informimin për të drejtat e viktimave të veprës penale, në veçanti për të drejtat e viktimave të trafikimit” me studentët me qëllim informimin e tyre për të drejtat e viktimave të veprës penale, përfshirë edhe ndryshimet e fundit në legjislacionin penal mbi këtë temë.
Ky aktivitet ndërthur elementë teorikë dhe praktikë, përfshirë edhe diskutime për çështje konkrete të rasteve të trajtuara me profile të ndryshme të viktimave të veprës penale. Gjatë sesionit të informimit u dha informacion i përditësuar për ndryshimet ligjore që përmirësojnë pozitën e viktimave në procesin penal dhe aspekte të mbrojtjes së viktimave të trafikimit, si dhe në pjesën e dytë, u zhvillua një diskutim i hapur me studentët, duke iu referuar edhe dy shembujve praktikë (kauzuseve)".