Në kuadër të Recruiting Days, më 7 maj 2019, në orën 14:30, pranë Laboratorit 1 të Informatikës, pranë departamentit të Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, u zhvillua testimi me shkrim për t’u pranuar si Junior Developer dhe Junior Developer to Train pranë Alba NSI.
Në testimin me shkrim morën pjesë 21 kandidatë.
Kaluan në intervistën me gojë 9 kandidatë.
Ndërsa janë pranuar për punësim 4 kandidatë të cilët kanë përfunduar apo janë në vazhdim të studimeve në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" si më poshtë vijon:
- Erald Dushaj (student në degën Informatikë, viti 3-të aktualisht).
- Arlind Shelegu (ka përfunduar pranë departamentit të Matematikës - matematikë si dhe MMI).
- Jurgen Gjonçari (ka përfunduar pranë departamentit të Matematikes - matematikë).
- Dorisa Ramja (ka përfunduar pranë departamentit të Matematikës - matematikë, aktualisht studente në vitin 2-të të Masterit MMI).
Duke shpresuar në vazhdimësi të bashkëpunimit tonë dypalësh.
Ju faleminderit!