Grupi i parë i studentëve për këtë vit akademik, duke filluar nga data 01- 08 qershor 2019, në kuadër të bashkëpunimit që Departamenti i Infermierisë i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ka me Malteser, realizojnë praktikat profesionale drejtpërdrejt në terren, duke dhënë vullnetarisht ndihmën e parë në Međugorje, Bosnia-Herzegovina.
Ky aktivitet vjen pas disa takimeve dhe trajnimeve të vazhdueshme me studentët e programit të Infermierisë së Përgjithshme.
Që në ditën e parë, do të realizohet dhe ndihma e parë, e cila do të jepet nga ekipi ynë i përbërë nga:
- Enriko Daka
- Julvana Cenaj
- Elda Marku
- Ernela Muhja
Falënderim i veçantë për dr. Gregorio Barberi si trajner dhe udhëheqës i studentëve tanë.