Shtëpia

WORKSHOP 2 - Përditësim me Metodat e Kërkimit Cilesore & Sasiore me fokus dizenjimi i pyetësorit, kampjonimi, shkallët e matjes, analiza e komponentëve kryesorë dhe analiza faktoriale.

Ky aktivitet u zhvillua në Sallën 307 të Fakultetit Ekonomik në kuadrin e aktivitetëve për 25-vjetorin e Fakultetit Ekonomik dhe u organizua nga Qendra e Ekselencës në bashkëpunim me Departamentin e Administrim-Biznesit të Fakultetit Ekonomik dhe Departamentin e Punës Sociale dhe Psikologjisë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, më datë 4 dhe 5 Maj 2018. Vlen për tu theksuar se ky workshop u mbështet financiarisht nga Fondacioni Albanian Besa Capital.

Në të morën pjesë stafet akademike dhe jo akademike, studentët e Masterve Shkencor (MSc), dhe përfaqesues nga institucionet, respektivisht Institutit të Statistikave Dega Shkodër si dhe nga Drejtoria Rajonale e Zyrës së Punësimit. Çështjet e ngritura ishin të përqëndruara rreth problematikave të dizenjimit të pyetsorëve si një instrument për mbledhjen e të dhënave, shpërndarja e tij dhe sfidat në proçedurën e kampionimit, analiza faktoriale (CFA), analiza e komponentëve kryesor (PCA), duke u bazuar në materiale teorike shoqëruar me raste studimore.

Takimi ka qënë i hapur jo vetëm për pedagogët me kohë të plotë në FE dhe FSHE, por edhe studentet në ciklet e studimeve Master Shkencor (MSc), dhe përfaqesues nga institucionet publike dhe private. Pjesmarrësit që ndoqën të gjitha seancat e workshop-it janë në proces të pajisjes me çertifikatë pjesmarrësit ndërsa për trajnuesit është përgatitur një certifikate e vecante ku theksohet roli i trajnuesit. Është krijuar një hapësirë e posacme virtuale në ‘sharepoint’ ku pjesmarrësit kanë mundesi jo vetëm të shkëmbejnë kontaktet dhe materialet por gjithashtu edhe të japin feedback për aspekte të ndryshme të workshop-it. Materialet në powerpoint, sintaksat, databaset etj., janë kaluar pjesmarrësve në seanca me në hapësirën e përbashkët virutale. Për ta bërë më të këndshmë procesin e ndjekjes së këtij aktiviteti, janë ofruar pije të nxehta si kafe dhe caj dhe koktej-le gjatë pushimeve të shkurtra dhe të gjata ndërmjet seancave.  

Ky takim perputhet me lendet dhe aspektet e kërkimit shkencor qe trajohen me profilet e shkencave ekonomike dhe të edukimit.

Gjatë seancave të këtij aktiviteti u shkëmbyen referenca për burime të ndryshme sekondare, mënyra citimesh, sintaksa dhe autore të ndryshme dhe takimi u mbyll me një diskutim mbi mbarëvajtjen e workshopit dhe gjenerimin e ideve se cfarë mund të përmirësohet.  

Në vijim të workshop-it, kemi vendosur një tradite të gjatë bashkëpunimi si në lidhje me procesin e mësimdhënies ashtu edhe me atë kërkimor ndërmjet dy fakulteteve. Disa nga sugjerimet te marra në fund të aktiviteti jane:  zhvillimi i workshopeve të ngjashme ne menyre sistematike në intervale më të shpeshta kohore, konkretisht një herë në 6 muaj, nënshkrimi i marrëveshjeve institucionale ndërmjet Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe institucioneve që mundësojnë akses në të dhëna.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).