Shtëpia

Aktivitete

Dt.08.01.2016. Mbrohet doktoratura e parë në gjuhë shqipe nga kandidati Emin Krasniqi.

Në sallën e konferencave të Rektoratit u bë mbrojtja e doktoraturës së parë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nga kandidati Emin Krasniqi me temë: “Etnografi e të folurit UNË (folësi) >< TI (dëgjuesi)”.

Lexo

Dt. 21.12.2015. Fakulteti Ekonomik organizon workshopin "Sfidat e zhvillimit rajonal 4"

Fakulteti Ekonomik organizoi workshopin "Sfidat e zhvillimit rajonal 4", ku u prezantuan temat më të mira të studenteve të masterit.
Workshopi u zhvillua ditën e hënë, më 21 dhjetor 2015, ora 9:30 - 14:00, në sallën e konferencave A3 pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Lexo

Dt. 12.12.2015. “Hoti ndër rrjedhat e shekujve”- veprimtari promovuese e Fakultetit të Shkencave Shoqërore

Ditën e shtunë, më datë 12 dhjetor 2015, ora 11.00, në sallën “Walter Höflechner” të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u organizua veprimtaria për paraqitjen e librit: “Hoti ndër rrjedhat e shekujve”, botim i Shtëpisë Botuese “Fiorentina”, Shkodër.

Lexo

Dt. 10.12.2015 - Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore organizuan një promovim në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Më datë 10 dhjetor 2015, ora 10.00, Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore organizuan në auditorin A2 një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Lexo

Faqet