Fakulteti i Shkencave të Natyrës

 


Dekan: Prof. as. dr. Rrok Smajlaj

eMail: rrok.smajlaj@unishk.edu.al


zv/Dekan: Doc. as. dr. Neira Medja

eMail: neira.medja@unishk.edu.al


Sekretare Dekanit: Rudina (Bushati) Meraja

eMail: rudina.meraja@unishk.edu.al


 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) si njësi kryesore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e nisi veprimtarinë e vet mësimore dhe shkencore, me themelimin e Institutit të Lartë Pedagogjik, më 2 shtator 1957.

 

MISIONI

Është përgatitja dhe formimi cilësor i studentëve në të gjitha ciklet e studimit si dhe kërkimi shkencor në fushat përkatëse, në mënyrë që të shfrytëzojnë burimet dhe kapacitetet e vendit në përputhje të plotë me strategjinë dhe perspektivën e zhvillimit. Rezultatet e frytshme të bashkëpunimit tonë me institucionet e mirënjohura arsimore në Europë dhe SH.B.A japin sigurinë e plotë të një perspektive të qartë të fakultetit tonë.

POLITIKA E CILËSISË

Fakulteti i Shkencave të Natyrës u ofron studentëve mundësinë të studiojnë dhe të punojnë me një staf akademik të përkushtuar dhe u ofron programe mësimore bashkëkohore me nivel të lartë shkencor, gjithmonë në ndryshim. Në auditoret tona gjatë studimeve, studentët ndjejnë energji pune dhe përkushtim të plotë nga stafi akademik i fakultetit.

 

Organika

 

 

Aktivitete