Vizitë studimore në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Credit Mobility

Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Credit Mobility mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit Vechta, Gjermani, stafi i përbërë nga Steven Zurek, Kerstin Abeln, Silke Bullermann, Franziska Thie, Hubert Hill, Christian Meyer dhe Mathias Krug po realizojnë një vizitë studimore më 6-10 maj 2024 në Universitetin e Shkodrës.

Qëllimi i kësaj vizitë është shkëmbimi i eksperiencave në fushën e ndërkombëtarizimit, mbështetjes për studentët dhe nxitja e aktiviteteve dhe mobiliteteve te përbashkëta.

Më 6 maj u bë një takim njohës me qytetin e Shkodrës. Delegacioni pati mundësinë të zhvillojë vizita në disa muze, rrugën Kolë Idromeno, objekte të kultit si dhe të marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga Bashkia Shkodër.

Më 7 maj u zhvillua një takim me Prof.Dr. Rajmonda Këçira (Rektore e USH-së), z. Admir Uruçi (Administrator i Ush-së) dhe stafin administrativ. Në takim u prezantua aktiviteti i Universitetit tonë si dhe mundësitë e komunkimit dhe bashkëpunimit në kuadër të projekteve të mbështetura nga BE.

Me datë 08. Maj përfaqësuesit e Universitetit të Vechta bënë një takim me Prof. As. Dr. Edlira Bushati (Dekan i FGjH-së), si dhe me stafin e e studentët të cilët morën informacion mbi mundësitë e shkëmbimeve mes dy universiteteve tona.

Më 9 dhe 10 maj do të vijojnë vizitat sipas axhendës, fokusi i së cilës vijon të mbetet shkëmbimi i eksperinecave, si dhe zgjerimi i fushave të bashkëpunimit.