VisitShkodër

Më 29 prill 2024, në ambientet e Bibliotekës së Universitetit u zhvillua aktiviteti i përbashkët mes studentëve që ndjekin programet e studimit, të cilat i mbulojnë Departamenti i Informatikës dhe ai i Historisë.

"VisitShkodër" është një platformë online e ideuar për zhvillimin dhe informimin dixhital për Rajonin e Shkodrës. Kjo faqe ka si synim prezantimin e territorit të Shkodrës, si nga ana kulturore dhe turistike, ashtu edhe nga ana e shërbimeve dhe aktiviteteve që ofrohen.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që me anë të punimeve të përbashkëta në projekte që lidhen me trashëgiminë kulturore, të cilat nxisin një përqasje ndërdisiplinore, studentët mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të integrojnë aftësitë e tyre me ato të disiplinave të ndryshme.