Rritja e turizmit ndërkombëtar “Inovacioni dhe strategjitë e marketingut në industrinë turistike

Sot u organizua nga Fakulteti Ekonomik forumi me temë "Rritja e turizmit ndërkombëtar: “Inovacioni dhe strategjitë e marketingut në industrinë turistike”.

Prof. Dr. Arjeta Troshani dhe Prof. As. Dr. Brilanda Bushati mbajtën kumtesat e tyre në lidhje me problematikat dhe risitë e turizmit në qytetin e Shkodrës, në praninë e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, z. Benet Beci dhe Dekanes së Fakultetit, Prof. Dr. Blerta Dragusha, e cila e përshëndeti takimin. Forumi u ndoq me shumë interes nga studentët e fakultetit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.