Risitë dhe implementimi i ligjit të ri për arbitrazhin

Sot, më 30 prill 2024, Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" organizuan takimin me temë “Risitë dhe implementimi i ligjit të ri për arbitrazhin”.

Takimin e përshëndetën rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, e cila shprehu konsideratën dhe mbështetjen për bashkëpunime të tilla, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.

Në një auditor me pedagogë, profesionistë në fushën e drejtësisë dhe studentë referuan, duke dhënë mendime dhe analizuar aspekte të ndryshme të ligjit për Arbitrazhin pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë Prof. As. Dr. Entela Baci Hoxhaj, Prof. As. Dr. Florian Bjanku, Prof. As. Phd. Paulina Guli Hoti dhe Znj. Arenca Trashani.

Takimi u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.