Quo Vadis media shqiptare

Më 15 prill 2024 u zhvillua takimi me temë “Quo Vadis media shqiptare?”.

Idetë dhe përvojat e tyre lidhur me këtë temë i kanë ndarë në bashkëbisedim me moderatorin Ismet Kallaba dhe me studentët e programit të studimit Gazetari-Komunikim, pedagogë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe gazetarë të mediave lokale: Prof. Dr. Mark Marku, pedagog i gazetarisë dhe i komunikimit në Universitetin e Tiranës, gazetarja Anila Hoxha nga Televizioni Top Channel dhe gazetari Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias.

Takimi është organizuar në kuadër të projektit “Media 2040: Fuqizimi i avokuesve të rinj për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor”.