Panairi i Tretë Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor

Sot, më 23 prill 2024 u hap Panairi i Tretë Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor. Universiteti ynë merr pjesë me shumë tituj librash shkencorë dhe akademikë. Vend të veçantë zënë edhe botimet e buletineve shkencore të botuara sipas serive e fakulteteve përkatëse.

Ditën e parë të këtij panairi pati interes për titujt e publikuar dhe njëkohesisht edhe për aktivitetin akademik e shkencor të pedagogëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Panairi do të jetë i hapur për tri ditë.