Ora e Kosovës

Sot, më 24 prill 2024, rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Rajmonda Këçira priti në një takim miqësor ish-Presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu.

Pas këtij takimi, Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore si bashkorganizues zhvilluan promovimin e librit “Ora e Kosovës” me autor Prof.Dr. Fatmir Sejdiu.

Zoti Sejdiu shoqërohej nga Dr. Prof Lulzim Tafa, Prof. Dr. Ibrahim Berisha, Prof. Dr. Milazim Krasniqi dhe Prof. Dr. Naim Jerliu.

Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Dr. Gasper Kokaj, e cila u ndoq nga referimet e Prof. As. PhD. Paulina Guli Hoti, Prof. Dr. Nertila Haxhija, Prof. Dr. Lulzim Tafa, si dhe Prof. Dr. Ibrahim Berisha.

Në fund të takimit përshëndeti dhe shprehu falenderimet e tij të përzemërta, autori i librit, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu.