Marrja e medaljeve të arta për nëntë ish-studentë të shkëlqyer të Universitetit “Luigj Gurakuqi”

Sot, më 7 mars 2024, u zhvillua ceremonia e marrjes së medaljeve të arta për nëntë ish-studentë të shkëlqyer të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Dita e festës së mësuesit u kthye në një festë medaljesh të arta, si dhe vërshim urimesh e mirenjohjeje për punën e palodhur të pedagogëve të nderuar.

Pas fjalës përshëndetëse, rektorja Prof. Dr. Rajmonda Këçira u dorëzoi medaljet e arta studentëve: Bepin Kolvataj, Ervis Drekaj, Fiona Arrinaj, Lorna Bushati, Mirela Palaj, Marseda Tahiri, Mariza Deja, Xhulia Gjergi dhe Sabrid Ulqinaku.

Ceremoninë e nderuan me pjesëmarrjen e tyre prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe kryetari i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou.