Java e Europes

Universiteti i Shkodres, së bashku me zyrën Kombëtare të Erasmus, morën pjesë në aktivitetin e parë të Javës së Europës.

Ky aktivitet u realizua në qytetin e Shkodrës, në Shirokë më 4 maj 2024. Në stendën e dedikuar për Univeristetin e Shkodrës u ekspozuan projektet e programet, rezultatet e publikimet e ndryshme të realizuara nga grupet e punës e ato kërkimore të Universitetit të Shkodrës të mbështetura nga Bashkimi Europian.

Stenda u vizitua edhe nga vetë ambasadori z. Silvio Gonzato dhe shumë vizitorë të tjerë të cilët patën interes.