Ekspozita e studentëve “Vlerat europiane”

Universiteti i Shkodres, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër u prezantua me një ekspozitë pikture në aktivitetin e parë të Javës së Europës.

Ky aktivitet u realizua në qytetin e Shkodrës, në Shirokë më 4 maj 2024.

Ekspozita e studentëve të vitit të parë dhe të dytë të Departamentit të Arteve, me temë “Vlerat europiane” e kuruar nga pedagogu Sidi Kanani, u ndoq me interes nga vizitorë të shumtë.