Edukimi për median dhe informacionin në universitete nga pilotimi në zbatim

Më 25 dhe 26 mars 2024 u zhvillua në dy ditë trajnimi i pedagogëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga projekti “Edukimi për median dhe informacionin në universitete: nga pilotimi në zbatim”.

Ky është një bashkëpunim midis Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Institutin Shqiptar të Medias, i cili bëhet për të tretin vit radhazi.

Përgjatë vitit 2024, ISHM-ja po zbaton këtë projekt në Fakultetet e Gjuhëve të Huaja në disa universitete shqiptare me financimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.