Ankthi dhe paniku, si ishte, si është dhe si do të bëhet kjo betejë e heshtur

Dje, më 18 mars 2024, u zhvillua aktiviteti “Ankthi dhe paniku, si ishte, si është dhe si do të bëhet kjo betejë e heshtur.”

Ky aktivitet i organizuar dhe moderuar nga studenti i degës Psikologji, Admir Dahati, kishte si qëllim sensibilizimin e të rinjve dhe individëve ndaj problematikave të ankthit dhe sulmeve të panikut. Përveç eksperiencave personale të pasqyruara virtualisht dhe fizikisht, paneli i profesionistëve, pedagogë të departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale, Dr. Lediana Xhakollari, Dr. Elona Hasmujaj dhe Msc. Arjet Pervizi, sollën një pasuri të ekspertizës dhe njohurive në çështjet e

ankthit dhe panikut. Nuk munguan pyetjet dhe diskutimet nga studentët pjesëmarrës në sallë.